Ambasadori i Gjermanisë viziton Drenasin/ Lladrovci: Rohde u interesua për shumë çështje, përfshirë edhe Ferronikelin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde ka vizituar sot Drenasin.

Ai është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me të cilin ka biseduar për të arriturat dhe sfidat në komunë si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës së Drenasit me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.

Njoftimi i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi prita, ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, z. Jörn Rohde.
Ambasadorin e njoftova për të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës sonë me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.
Ambasadori Rohde u interesua po ashtu, lidhur me fabrikën e Ferronikelit si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Drenasit.
E falënderova Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në shumë fusha, në veçanti për mbështetjen e arsimit në komunën e Drenasit.