Kosova i jep vizën e parë një femre nga Banglladeshi, pas pak ditësh ajo vjen në Prishtinë

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit u bë përurimi i shërbimeve konsullore.

Pas fjalës përshëndetëse nga Ambasadori Güner Ureya dhe Sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shabbir Ahmad Chowdhury, Zëvendësministri Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, znj.Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet në këtë muaj në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomat të akredituar në Bangladesh.