Ambasadori amerikan çmon lart kontributin e KFOR-it për siguri në Kosovë

Dogana e Kosovës arreston një person të dyshuar për mashtrime me taksa.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në takim lamtumirës, komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Kajari.

Hovenier tha se është nder për të që ta falënderojë atë për shërbimin e kryer në Kosovë.

Ambasadori Hovenier u shpreh se SHBA-ja është e përkushtuar për rolin e rëndësishëm që NATO luan në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Komandanti i KFOR-it përfundon shërbimin e tij në krye të trupave të NATO-s në Kosovë.

Ditëve të kaluara ai ka pasur takim të tjera lamtumirës edhe me zyrtarët e shtetit të Kosovës.