Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet se tentoi ta dhunonte një vajzë

Është arrestuar një person në Fushë Kosovë, pasi i  njëjti ka tentuar ta dhunonte një vajzë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me  vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me datë 21.09.2022 kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me  vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.