Arrestohen tre persona ne Ferizaj, inskenonin aksidente me qëllim të përfitimit nga sigurimet

Në qytetin e Ferizajt dje janë arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit qëllimisht kanë inskenuar aksidente me qëllim që të përfitojnë nga sigurimet e automjeteve.

Për të njëjtit dyshohet se veprën e kanë kryer në bashkëveprim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

“Rr.Ramadan Rexhepi, Ferizaj, 09.09.2022-17:05  Janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë inskenuar qëllimisht aksidente me vetura që të përfitojnë nga sigurimet”, thuhet në raportin policor.