Presidenti Ademi uron fitoren e FC Ballkani

Fitorja si mysafirë në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it, në duel me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, FC Shkupi, u jep forcë dhe ua shton vetëbesimin djelmoshave portokallezi për ta realizuar atë që deri më tash nuk e ka arritur asnjë skuadër e jona – pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Përgëzoj futbollistët e FC Ballkani, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët ‘Xhebrailat’ për këtë sukses, me shpresë për paraqitje dinjitoze dhe sukses edhe në ndeshjen e kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Është fat i mirë që njëra prej dy skuadrave shqiptare do të kualifikohet në fazën e grupeve, por natyrshëm në këtë rast duam dhe urojmë që të jetë FC Ballkani.
Urime e ju priftë e mbara!
A.A.