Kurti ua lë në gjysmë gazetarëve pyetjet dhe ikë: Shpresoj që nuk është një pyetje që vjetërohet pasdite

Kryeministri Albin Kurti sot ka mbajtur konference me ministrin Hekuran Murati pas vizitës së Doganën e Kosovës. Në fund, natyrisht erdhën edhe pyetjet e gazetarëve.

Megjithatë, Kurti ua la në gjysmë, duke ju thënë se mund t’ia adresojnë zëdhënësit të Qeverisë.

‘’Ju kërkojmë falje se nuk duhet të shkojmë. Përparim Kryeziu është zëdhënësi dhe ai mund t’ju tregojë se ku do të jemi pasdite. Shpresoj që nuk është në pyetje që vjetrohet pasdite. Ju tregon Kryeziu se ku jemi pasdite tek prodhuesit e biznesit vendor.’’, tha Kurti.

Nuk dihet se çfarë pyetje do shtrohej, megjitahtë gazetarët nuk patën mundësinë ta pyesin rreth çështjes së Asociacionit, për çka Gabriel Escobat tha se ishte shtruar në tavolinën me Blinken.