Hoxhaj: Dje u varros mundësia e njohjes së Kosovës nga Spanja e Greqia

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po pretendon se është varrosur mundësia që Spanja e Greqia ta njohin Kosovën.

Ai tha se qëndrimet e këtyre dy shteteve janë në shërbim të Rusisë e jo BE-së.

Postimi i plotë:

Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marr njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimin e Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë.

Argumenti i rrejshëm i tyre kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së! Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti!