Ish-kryediplomati: Pritjet janë që kosovarët të lëvizin pa viza nga 1 janari i 2023-tës

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka thënë se pritjet janë që kosovarët të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Duke komentuar vizitën e liderëve të vendeve më të fuqishme të BE-së në Ukrainë, ai me anë të një postimi në Twitter tha se në këtë mes mund të ketë zhvillime pozitive edhe për Kosovën.

Në këtë rrafsh, ai tha se vizat mund të hiqen nga 1 janari i vitit 2023.

“Kjo do t’i ndihmojë Kosovës edhe në liberalizimin e vizave. Njerëzit e Brukselit nuk duan të ngjallin shpresa në Kosovë – pas kaq shumë vitesh zhgënjimi – por pritshmëria është që pasaporta kosovare mund të bëhet e mjaftueshme për të hyrë në të gjithë BE-në pa viza që nga 1 janari 2023”, tha ai.