Driton Abazoviq shpërndan foto nga Xhamia e Madhe në Ulqin, ju uron festën qytetarëve

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

Abazoviq e ka bërë urimin pasi fali namazin në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit.

Në urimin e tij, kryeministri Abazoviq ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, ndërsa ka uruar që për këtë festë të mbizotërojë paqja e solidariteti.

“Uroj që Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë ta mirëpresin këtë festë me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Ndryshe, Abazoviq e merr zyrtarisht postin e kryeministrit të Malit të Zi në ditën e enjte.