Donaldi e Dj PM publikojnë foto bashkë, ky është mbishkrimi që i vendosën

Ish konkurrentët e sezonës së parë të “BBV” vazhdojnë të komentohen dhe të jenë në qendër të mediave rozë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Miqësi të shumta që i kanë krijuar brenda këtij spektakli ata vazhdojnë ti mbajnë edhe jashtë.

Ndër konkurrentët që krijuan miqësi brenda “BBV” ishin edhe Donald Veshaj dhe Pajtim Krasniqi-Dj Pm

Ata janë shfaqur sërish bashkë ku dhe kanë publikuar një fotografi në “InstaStory”.

“Do inteligjencë, punë  dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”, ishte mbishkrimi i Donaldit.

Ndryshe të dy ish konkurrentët vazhdojnë të mbesin aktiv në jetën profesionale ku janë duke sjellë projekte të ndryshme.