Policia jep detaje për vdekjen e dyshimt që ndodhi sot në Prishtinë

Një person i moshës 78-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë, në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një  person pa shenja  jete në  rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç”, bëri të ditur Borovci.

Në fund ai tha se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.