Saturday, May 18, 2024
Home SPORT Konfirmohet miqësorja Kosova – Burkina Faso

Konfirmohet miqësorja Kosova – Burkina Faso

Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.

Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për ekipin tonë kombëtar.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.

Përveç se me Burkina Fason, Kombëtarja A do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars.