175 pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme

175 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Covid- 19: Në QKUK dhe spitale po trajtohen 175 pacientë

175 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës.
Me oksigjeno-terapi janë 129 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 62 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 10 pacientë
Klinika e Pediatrisë,6 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit,15 pacientë

Spitali i Pejës, 14 pacientë

Spitali i Gjilanit, 17 pacientë

Spitali i Gjakovës, 18 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Ferizajt, 14 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient