Shorti i plotë i edicionit të tretë të Ligës së Kombeve

Është hedhur shorti për fazën e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve në Nyon në Zvicrës.

Kosova do të ketë në short skuadrat: Irlandë Veriore, Greqi dhe Qipro/Estoni, ndërkohë Shqipëria do të ketë një short më të vështirë pasi do të përballet me skuadra si Rusia, Islanda e Izraeli.

Grupi i Ligës A do të jetë më interesanti pasi skuadrat më të mëdha evropiane do të bëjnë pjesë në këtë grup.

Në A3, në grup të njëjtë do të jenë Anglia, Gjermania dhe Italia, duke e bërë tejet interesante këtë garë.

Ndërkohë fituesit e edicionit të kaluar, Franca do të ketë në grup në A1 skuadrat si Danimarka, Kroacia e Austria.

Shorti i plotë: