Presidenti Ademi takoi ambasadorin e ri suedez, Jonas Westerlund

Presidenti Agim Ademi, ka takuar, sot, ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Kreu i FFK-së, fillimisht i shprehu mirëseardhje ambasadorit suedez në vendin tonë, teksa e informoi mbi rrjedhën e futbollit në Kosovë dhe projektet që janë duke u realizuar. Ademi u shpreh i lumtur që ambasadori suedez është i afërt me futbollin, duke pasur parasysh se është një ish-futbollist dhe tani një fans i madh i futbollit.

Në këtë takim u diskutua edhe për raportet shumë të mira që FFK-ja ka me Federatën suedeze të futbollit si dhe për vazhdimin e projekteve të përbashkëta me Ambasadën suedeze, me synimin që futbolli të ketë shtrirje sa më të gjerë në të gjithë vendin dhe tek të gjitha grupmoshat dhe komunitetet.