Vazhdon vjeshta e ngrohtë në Kosovë, këto janë temperaturat për nesër

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Ndonëse gjatë natës temperaturat do të bien deri në -1 gradë, gjatë ditës ato do të mbërrijnë në 16 gradë.

Sipas IHMK-së, do të fryjë gjithashtu erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.”.