“COVID shkofsh e mos u kthefsh”, këndoi Cima në një emision pak javë më parë

Cima ka ndërruar jetë sot më 26 mars pas betejës me COVID-19.

Ka ndërruar jetë sot aktori i mirënjohur i humorit shqiptar Rasim Thaçi apo i njohur për publikun si Cima.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Disa javë më parë Cima ishte i ftuari special në emisionin e Robert Berishës “Robi plaket kur do vetë”, ku edhe i kishte kushtuar një këngë virusit vdekjeprurës i cili e ndau nga jeta sot.

Cima këndonte se COVIDI ishte i poshtër por se nuk do të kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej.