Dy mjekë në QKUK riinfektohen me Covid -19

Gjatë javës së fundit në Kosovë, dy mjekë janë riinfektuar me koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar nënkryetari i Odës së Mjekëve, Naser Gjonbalaj.

Ai tha se nuk dihet se pjesë e cilës klinikë janë këta mjekë, por se në bazë të informacioneve të dy janë riinfektuar me virusin Covid-19.

“Po gjatë javës jemi informuar edhe për dy raste të riinfektimit tek mjekët. Nuk e dimë se të cilës klinikë janë ata. Informacionet i kemi vetëm që janë riinfektuar”, ka thënë Gjonbalaj për Express.

Në ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes dhe 730 raste të reja me COVID-19.