Shoqja e Meghan Markle: Pallati e dinte për betejat e saj, mesazhet dhe e-mailet e mia e dëshmojnë atë

Shoqja e Meghan Markle ka reaguar pas intervistës së bujshme të dukeshës.

Shoqja e Meghan Markle ka reaguar lidhur me pretendimet e Familjes Mbretërore se nuk i kuptonte plotësisht sfidat që po kalonin Meghan dhe Princi Harry dhe ajo thotë se ka dëshmi, shkruan TMZ.

Aktorja e “The Morning Show”, Janina Gavankar, ka qenë shoqe me Meghan për gati dy dekada dhe ajo foli në fillim të kësaj jave për të mbështetur shoqen e saj dhe për të reaguar ndaj Pallatit Buckingham që ka luajtur në mënyrë të heshtur në lidhje me luftën e saj të shëndetit mendor.

Janina thotë se ajo ka e-maile dhe mesazhe që dëshmojnë se familja dhe stafi i Mbretëreshës ishin të gjithë të vetëdijshëm për atë që po kalonin Duka dhe Dukesha e Sussexit, gjë që bie ndesh me Pallatin e Buckingham duke thënë se ata nuk e dinin “masën e plotë”.

Megjithëse Janina thotë se është e lumtur që njerëzit e Mbretëreshës Elizabeth më në fund po i pranojnë publikisht çështjet e Meghan dhe Harry, ajo shton “Megjithëse kujtimet e tyre mund të ndryshojnë, tonat jo sepse e kemi jetuar me ta”.

Janina gjithashtu u tha nikoqirëve të “This Morning” se ajo që thanë Meghan dhe Harry për dikë në Familjen Mbretërore duke bërë komente raciste në lidhje me lëkurën e Archie është e vërtetë dhe ajo e dinte për atë gjëra përpara Oprah.