NATO mirëpret heqjen e barrikadave: KFOR-i ndërhyn nëse është nevoja

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, thotë se pret nga Kosova dhe Serbia që t’u përmbahen angazhimeve të tyre, si dhe tha që KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është nevoja.

“NATO mirëpret përpjekjet për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen angazhimeve të tyre. KFOR-i po monitoron nga afër dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur lirinë e lëvizjes,” ka shkruar Lungescu në Twitter.