Nënshtetësia shqiptare e Dua Lipës “pushton” mediat botërore

Në nder të 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa edhe zyrtarisht ka marrë nënshtetësinë shqiptare me një dekret të dorëzuar nga presidenti Bajram Begaj.

Lajmi për nënshtetësinë e Lipës ka pushtuar të gjitha mediat vendore, dhe jo vetëm.

Edhe tabloidet kryesore përreth botës kanë shkruar për ngjarjen e djeshme, pasi Lipa nuk ka hezituar që lajmin ta ndajë edhe me miliona ndjekësit e vet në Instagram, duke publikuar fotografi nga ceremonia zyrtare e betimit të Duas në Tiranë.

Tabloidet britanike The Guardian, Daily Mail, Page Six , agjencia amerikane e lajmeve Associated Press si dhe mediumet e tjera si: Metro UK, NBC Washington, The National Wales e Republican Hearld i kanë kushtuar artikuj të veçantë Dua Lipës dhe nënshtetësisë së saj shqiptare.