Përfundon seanca ndaj Gucatit, brenda 30 ditëve pritet aktakuza
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale ndaj kryetarit Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Avokati mbrojtës i Gucatit, Jonathan Rees , ka kërkuar lirim me kusht dhe ka thënë se është parashtruar kjo kërkesë me shkrim.
“Keni kërkuar parashtrimet me shkrim, ne duam të marrim përgjigjen nga ju dhe të kemi lirimin me kusht. Arsyet...
Pastrim rrënjësor i organizmit, çfarë të bëni dhe kur
Një mënyrë e thjeshtë dhe praktike për të hequr toksinat nga trupi është gjithmonë e mirëpritur dhe sa më e thjeshtë mënyra aq më e përshtatshme është që të ndiqet.
Kjo mënyrë e thjeshtë që do t’ iu sjellim quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe...
Sa kosovarë jetojnë në Gjermani dhe pse paguhen më pak se gjermanët?
Javën e kaluar, qeveria gjermane ka publikuar të dhëna lidhur me numrin e shtetasve të huaj që jetojnë në Gjermani. Bazuar në këto të dhëna, numri i kosovarëve që jetojnë atje shkon në rreth 237 mijë.
Këto të dhëna, të marra nga Regjistri Qendror i të Huajve, i ka vënë në dispozicion qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje...
VV i kundërpërgjigjet PDK-së: Jeni në qeveri, përkundër që jeni në opozitë
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje u janë kundërpërgjigjur atyre të PDK-së, për deklaratat sa i përket mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti të iniciuar nga VV, ku nga partia e Kadri Veselit kanë thënë se nënshkruajnë mocionin në një moment të caktuar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvëndosje, Shpejtim Bulliqi, ka theksuar për GazetaBlic se skepticizmi i PDK-së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti...
Osmani pret në takim njoftues Avokatin E Popullit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj. Me këtë rast, Kryetarja Osmani e uroi z. Qelaj për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë.
Znj. Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i...
Takimi Kosovë-Serbi ende pa datë, s’dihet as për fatin e Asociacionit
Akoma nuk dihet se cilado të jetë data për mbajtjen e takimit të ardhshëm të Avdullah Hotit, kryeministrit të Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, Presidentit të Serbisë, për dialogun në Bruksel.
Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka deklaruar për klankosova.tv se janë duke punuar në caktimin e datave dhe agjendës së takimeve të ardhshme të BE-së me përfaqësues të Prishtinës dhe...
Dëmtohen gypat, mbetet pa ujë të pijes kjo pjesë e Prishtinës
Njëjtë ka ndodhur edhe sot, teksa disa kontraktorë kanë dëmtuar këta gypa të ujit, shkruan lajmi.net.
Si rrjedhojë, rruga “Agim Ramadani” ka mbetur pa ujë të pijshëm.
Njoftimi i plotë nga KRU Prishtina:
Erdhi edhe muaji tetor dhe ne ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve.
Rruga” Agim Ramadani” në...
Kuçi e ambasadori hungarez flasin për Marrëveshjen Financiare
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka pritur sot në takim ambasadorin e ri hungarez në Kosovë, Jozef Bencze. Bashkë me ambasadorin gjerman, ishin Kristztina Szabo, atashe për Marrëdhënie Ekonomike dhe Mirdita Bicaj.
Siç njofton kumtesa, mes ambasadorit Bencze dhe ministrit Kuçi u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë.
Biseda u zgjerua në...
Musliu-Shoshi tregon se kur do t’ia japë PDK votat VV për rrëzimin e Hotit
Lëvizja Vetëvendosje po thotë se Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe për këtë po gjen arsyetime.
Por, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, thotë se do t’ia japin votat në një moment të caktuar.
“Zgjedhjet patjetër se janë zgjidhje. Ne si PDK jemi opozitë dhe atëherë kur e shohim se është e nevojshme të...
Veseli: Studentët e1 Tetorit iu bashkuan zërit të kërkesave fundamentale për lirinë e vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në përvjetorin e protestave studentore, ka thënë se ata u bënë shembull i vijimit më të ndritur të krenarisë kombëtare, me përkushtim të paparë, për liri dhe shtet.
Veseli ka shkruar në Facebook se historia e rezistencës së popullit tonë shënon edhe datën e 1 Tetorit, si datë e vetëdijes për liri,...


