Vendimi i ri hyn në fuqi në orën 18:00, këto janë masat për secilin qytet
Qeveria e Kosovës dje ka miratuar masat e reja për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19.
Vendimi për masat e reja përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi sot, në orën 18:00
Ky vendim do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend dhe vlen deri në një vendim tjetër.
Kryeministri Hoti ka publikuar...
Qeveria aprovon shpronësimet për segmentin “Hyrja e Qytetit të Prishtinës”
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për shqyrtimin e mëtejmë, të kërkesës për shpronësim për interes publik, të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i segmentit “Hyrja e Qytetit të Prishtinës”.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, ka thënë se ky propozim ka të bëjë me shpronësimet në hyrjet të kryeqytetit.
“Ky propozim ka të bëjë me shpronësimet....
Gastronomët distancohen nga protesta gjithëpopullore kundër masave të reja antiCovid-19
Masat e reja antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.
Për këtë qëllim “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër...
PDK e quan të paaftë qeverinë Hoti: Duhet të shkojë në shtëpi sa më herët
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për media.
Gjatë kësaj konference, deputeti Gashi ka denoncuar dy qeveritë e fundit, Kurti dhe Hoti, për siç ka thënë ai, “pa ide, pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarin e Kosovës”, në një kohë pandemie dhe kur ata kishin më së shumti nevojë.
“Sot bëhen 8 muaj, apo...
Qeveria nuk e përkrah projektligjin për të drejtat e dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të UÇK-së
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme të saj nuk e ka përkrahur miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e veteranëve, invalidëve e dëshmorëve të UÇK-së, si dhe viktimave civile dhe familjeve të tyre.
Me arsyetimin se gjendja aktuale në vend për shkak të pandemisë nuk shkon në favor të miratimit të...
Tahiri: Lista serbe, siç është bërë pjesë e koalicionit mund edhe të dalë
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri një konferencë për medie ka folur për paralajmërimin e Listës Serbe për daljen nga Qeveria
Tahiri ka thënë se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë komunikim me kryeministrin për largim nga Qeveria. Tutje ai ka thënë se Qeveria në këto rrethana është duke e bërë punën e vet ashtu siç duhet.
“Lista Serbe nuk ka bërë asnjë komunikim...
Zemaj nga spitali i Vushtrrisë: Mbështetja nga MSH dhe SHSKUK s’do të mungojë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot spitalin “Sheikh Zayzed” në Vushtrri, ku po trajtohen pacientët me COVID-19 nga Mitrovica, Vushtrria dhe rajonet përreth.
Nga aty ministri Zemaj, ka përgëzuar stafin e spitalit për menaxhimin e situatës me pandeminë, derisa shfaqi shpresën se ky angazhim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“E pamë nga afër shërbimin që po bëhet në...
Tetë të vdekur dhe 767 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.178 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 767 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga...
Mehmeti: Sektori bankar është më stabil se kurrë
Guvernatori i Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, në konferencën e mbajtur sot për media, njoftoi se sektori bankar është më stabil se kurrë, likuid , mirë i kapitalizuar, dhe me afarizëm pozitiv.
"Pasojat ekonomike nga pandemia COVID-19 tani më janë evidente në ekonominë e Kosovës, ku si parashikimet e BQK-së, ashtu edhe ato nga institucionet financiare ndërkombëtare...
Luftëtarët e UÇK-së me protestë kërkojnë nga Gazmend Muhaxheri t’i ndal ofendimet
Një grup i luftëtarëve kanë organizuar një protestë simbolike, duke i konsideruar si ofendim deklaratat e bëra nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në adresë të luftëtarëve të lirisë.
Sipas Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-në në Pejë, pas ofendimeve që bëri kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në adresë të luftëtarëve të lirisë, një grup...