Haradinaj-Stublla: Kërcënimet hibride ruse e serbe rreth dialogut po e dëmtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot mori pjesë në konferencën e Koalicionit të Lirisë së Mediave, i cili u mbajt në nivel ministror, ku shprehu domosdoshmërinë për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta kundër kërcënimeve hibride, siç janë dezinformimi dhe veprimet e lajmeve të rreme.
Kosova është shënjestër e vazhdueshme e një vale masive dezinformomi dhe lajmesh...
Seanca statusore e Speciales ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit mbahet të mërkurën
Konferenca e parë statusore në rastin kundër katër anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pritet të mbahet këtë të mërkurë.
Më 18 nëntor, ora 11:00, para gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara në Hagë pritet të paraqiten katër figura të rëndësishme të UÇK-së.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka ftuar Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe...
Protestuesit-Zëvendëskryeministrit: Thuaj shefit le të vjen me u taku, se me Vuçiqin takohet
Përreth dy orë punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë. Në protestë ata dolën pasi që ende nuk kanë marrë pagat e muajit tetor.
Por derisa ata protestonin nga objekti doli i pari i qeverisë, Avdullah Hoti e kjo nxiti reagimin e protestuesve të cilët brohoriten “hajnat”.
Protestuesit insistuan se nuk do të shpërndahen derisa të takohen me përfaqësuesit...
Hoti: Gjatë situatës pandemike janë shtyrë 60% e kredive bankare
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot Bankën Qendrore të Kosovës ku tha se kanë bashkërenduar të gjitha aktivitetet në të gjithë situatën e pandemisë COVID-19.
Ai tha se në veçanti vendimet konkrete të BQK-së, për shtyrje të pagesës së kredive, për rikonstruim të kredive u ka mundësuar 77 mijë kërkesave që të procedohen në mënyrë të rregullta, ku...
Punëtorët e Telekomit futen në grevë, pas përfundimit të protestës
Punëtorët e Telekomit kanë përfunduar protestën para Qeverisë së Kosovës. Pas kësaj punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë hyrë në grevë e cila do të mbahet në ndërtesën e Telekomit të Kosovës. Kjo pasi ata nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se kur do të bëhet zhbllokimi i llogarive të kësaj ndërmarrje dhe kur punëtorët do t’i marrin pagat...
BQK: Rënia ekonomike deri në 7.2 për qind
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.
Pas një takimi më kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, guvernatori Mehmeti tha se situata në të cilën po kalojnë bizneset...
QKSS: Rusia e lufton Kosovën nga brenda dhe jashtë
Rusia nuk synon të ketë ndikim te kosovarët ose qeveria e tyre për të përvetësuar ndjenja ose politika pro-ruse, por ndikimi saj bëhet në disa forma të tjera, thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Sipas këtij raporti, operacionet ruse të ndikimit janë kryesisht të kufizuara te serbët e Kosovës, me lejen e Serbisë, kryesisht...
Jashari: Ekonomia është duke rënë tmerrësisht keq
Mosvotimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës po bëhet për inate personale sipas kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari.
Në intervistën e tij në emisionin “Përballje”, Jashari ka thënë se gjithçka po bëhet me inat dhe se ekonomia në komunën ku ai është kryetar është duke rënë tmerrësisht shumë, ndërsa megjithëse po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar...
Brenda dite, policia e Kosovës ka shqiptuar 778 gjoba për shkelësit e ligjit anti-Covid
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 778 gjoba për shkelësit e ligjit antiCovid-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 810 tiketa të trafikut për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
25 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë që nga dita e djeshme në...
Haxhiu: PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në qeveri
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri.
Në Klan Kosova, ai ka shtuar se PDK ka vendosur të qëndrojë në opozitë.
“Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e...