Avokatja mbrojtëse e Krasniqit: Na duhet kohë dhe mjete të mjaftueshme për vlerësimin e procesit
Avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra nuk është pajtuar me propozimin e Prokurorisë që gjykimi të nis në verën e vitit 2021.
Alagendra shtoi se për këtë proces ju nevojitet kohë dhe mjete të mjaftueshme.
“E dëgjuam atë qa tha Prokuroria dhe ne nuk jemi fare dakord me parashtrimet e Prokurorisë, jam dakord me mendimet e kolegëve të mijë. Na...
Avokati i Veselit: Aktakuzat ndaj liderëve të UÇK-së janë qesharake, disa nga to janë hedhur poshtë edhe më parë në Hagë
Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë paraqitur sot në seancën gjyqësore në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Kjo është seanca e dytë, pas asaj që u zhvillua javën e kaluar ku edhe u bë paraqitja e aktakuzave me të cilat ngarkohen katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Seanca e sotme cilësohet si seancë...
Vaksinat kundër gripit sezonal, vetëm me para
Vaksina kundër gripit sezonal ende nuk ka arritur në institucionet publike shëndetësore, por ato kanë arritur në barnatore në Prishtinë, ku shiten nga 13 deri në 17.5 euro.
Interesimi i qytetarëve për t'u vaksinuar është i madh.
Qytetari Agim Rexha, 65-vjeçar tha se vaksinën e ka blerë 17.5 euro në barnatoren afër Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Duke folur për Radion...
Reshitaj: Pandemia të shërbejë për unitet politik
Në debatin parlamentar në lidhje me gjendjen e pandemisë dhe menaxhimin e saj ana qeveria, deputetja nga AAK Albena Reshitaj ka thënë se situata epidemiologjike e ditëve të fundit në vend, por edhe më gjerë, për fat të keq ka dhënë sinjale për shqetësimin e përkeqësimin e saj.
Për këtë, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Reshitaj tha se partitë politike...
Demiraj: Serbia po armatoset, Kosova duhet t’i rrisë kapacitetet mbrojtëse
Ish-ministri i Mbrojtjes, Dritan Demiraj u shpreh seprej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit.
Demiraj tha se Serbia po armatoset në shkelje të gjithë rregullave ndërkombëtare dhe këtë e bën edhe në mbështetje të ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.
Dritan Demiraj: Prej kohësh Serbia po kërkon që të marrë rolin drejtues sa i takon Ballkanit....
Kosova e Shqipëria të bashkërendojnë prioritetet e sigurisë
Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj- Stublla, është takuar sot me Fatmir Mediu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Siguri në Evropën Juglindore dhe kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë, me të cilin ka biseduar mbi çështjet e aktualitetit politik shqiptar e rajonal, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënies vëllazërore midis Shqipërisë e Kosovës.
“Mbi këtë marrëdhënie duhet të promovojmë...
Uka pyet Zemajn se a ka përgjegjësi për numrat e lartë të infektuarve me COVID-19
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka ka adresuar një mori kritikash ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj për menaxhimin me COVID 19.
Uka gjatë debatit parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19, e quajti Zemajn edhe si mashtrues dhe injorant në mos sigurimin e vaksinës sezonale. Ndërkaq tha se numrat e lartë me COVID-19 janë si pasojë e keq menaxhimit të...
Haradinaj lajmërohet nga Berlini: Gjermania të shtyjë përpara heqjen e vizave për Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Gjermani, ku sot ka takuar drejtoreshën në Ministrinë e Jashtme për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, Susanne Schutz dhe Christiane Hullmann, udhëheqëse e Divizionit për Ballkanin Perëndimor.
Në këtë takim është diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe bashkëpunimin në mes dy vendeve...
Deputetja e VV-së, Hotit: E ke bërë shtetin policor, jo parandalues
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka kritikuar Qeverinë Hoti për mos mbështetje të sektorit shëndetësor në luftën me pandeminë COVID 19.
Deputetja opozitare, gjatë debatit parlamentar për menaxhimin e COVID 19 në vend, tha se edhe pacientët e prekur me koronavirus po ndihen të pasigurt nga shteti.
“Si është e mundur që të mbulohet krejt komuna e Prishtinës me një...
Masa shtesë antiCOVID në Shqipëri, ndalohen dasmat e tubimet
Komiteti i Ekspertëve të Shqipërisë ka vendosur që të merren masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Profesoreshë Albana Fiço, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë në një deklaratë për mediat tha se “pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22...