Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Bëhet me dije se përfaqësuesja e palës së dëmtuar nuk pajtohet që të akuzuarave t’u ndërpritet masa e paraburgimit.
Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.
Ato akuzoheshin për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.