Një ekip i gazetarëve kosovarë është sulmuar sot në veri të Kosovës.
Bëhet fjalë për ekipin e mediumit “kallxo.com”, vetura e të cilëve është sulmuar nga një grup i maskuar i serbëve në afërsi të Shkollës Teknike.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Reagimi i plotë:
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar për sigurinë e gazetarëve, pas sulmit këtë mëngjes të një ekipi të Kallxo.com në veri të Mitrovicës.
Vetura në të cilin po udhëtonin gazetarja, Shkodrane Dakaj dhe producenti Valdet Salihu u sulmua nga një grup i maskuar i serbëve, në afërsi të Shkollës Teknike.
AGK-ja e dënon fuqishëm sulmin, dhe kërkon sërish nga Policia e Kosovës që të kujdeset për të ofruar kushtet e duhura të sigurisë për raportimin e gazetarëve nga kjo pjesë e vendit.