Sot gjatë ditës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media, ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Ndaj kësaj kanë reaguar nga Partia Socialdemokrate, më saktësisht, anëtari i kësaj partie Frashër Krasniqi.
Krasniqi, ka thënë se, Vetëvendosja, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, që gjashtë vite flasin për rastin Dehari dhe se, nuk kanë lanë fushatë pa e keqpërdor emrin e Astritit.
Anëtari i PSD-së ka thënë edhe se, qe dy vjet që janë në pushtet, këta nuk kanë bërë asnjë veprim për me e zbardhë këtë rast.
“Qe gjashtë vjet Vetëvendosja, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, flasin për rastin Dehari. Nuk kanë lanë fushatë pa e keqpërdor emrin e Astrit. Nuk kanë lanë fushatë pa fol, e pa e keqpërdor, e pa manipulu me vdekjen e tij. Nuk kanë lanë rast pa rrejt, tu thanë që kur të vina na në pushtet kena me e pru drejtësinë në vend për rastin e Astritit. Qe dy vjet janë në pushtet, qe dy vjet asnjë veprim nuk e kanë bë për me e zbardhë këtë rast, e mbas dy vjetëve po vjen Albulena Haxhiu e po thotë që kanë hup provat, që kanë hup mostrat, të cilat janë kanë në duar të shtetit, të shtetit që qeveriset prej Albin Kurtit, të ministrisë të Drejtësisë që qeveriset prej Albulena Haxhiut. Pra i paskan hup mostrat prej një instituti që është vartës i ministrisë tane zonja Haxhiu. Kanë ndodh brenfa shtetit që ti je tu e udhëheq, apo ndoshta ju po ju konvenon që me gjete arsye që mos me zbardh këtë rast”, ka thënë ai.
Ai ka thënë edhe se, një shtet dhe një ministri e cila e ka prioritet zbardhjen e rastit Dehari, mostrat do t’i trajtonte me kujdes intensiv në mënyrë që askush s’do kishte mundësi që t’i zhdukte ato.
“A e dini bre ça kishit bë ju nëse qeto mostra kishin hup në një qeverisje të tjetër kujt. E tash juve ju hupen para syve, është përgjegjësi e juaja. Ju e keni lanë atë institut me ushtru sot detyrën qe e keni zgjedh ju, tash e sa muaj, ju e keni lanë, ju e keni pas kontrollin. Një shtet, një ministri e cila e ka prioritet zbardhjen e rastit Dehari, ato mostra i kish trajtu me kujdes intensiv, me kujdes të priveligjum që mos me mujt kërkush me i zhduk ato, e ju qetash e zbuluat që tash kokan hup, mbas sa kohe tha ministria. Qe dy vjet jeni në qeverisje, ju kanë hup mostrat nën qeverisjen e juaj, sepse nuk ju ka interesua drejtësia për Astrit Deharin”, ka shtuar anëtari i PSD-së.
Pos këtyre, ai përsëritur që nuk është bërë asnjë veprim që të zbardhet ky rast dhe se, është përdoru elektoralisht.
“Sepse nuk i keni rujt me prioritet, nuk i keni bë asnjë veprim me zbardh këtë rast. Qeky është manipulimi i juaj, dhe e kemi thënë moti që ju keni manipulu me këtë rast dhe që nuk keni me sjell drejtësi për këtë rast, sepse e keni përdor sa ju ka vy elektoralisht dhe qe tash hupen mostrat”, ka përfunduar Krasniqi.