Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, po qëndrojnë në Vjenë, në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kryetari Hyseni ka thënë se ka nderin që ta shoqërojë Kurtin në këtë Samit.
“Në delegacion të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kam nderin të shoqëroj atë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor i cili po mbahet tani në Vjenë, në praninë e udhëheqësve dhe politikanëve të rangut të lartë progresivë nga vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në BE”, ka thënë kryetari Hyseni.
“Bashkë me Kryeminstrin, kishim një bashkëbisedim të frytshëm me Zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropian, Evelyn Regner dhe Kryetarin e qytetit të Vjenës, Michael Ludëig, dhe liderë të ndryshëm nga Ballkani, ku i njoftuam nga afër mbi gjendjen e procesit të zgjerimit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.