Një grua është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Policia njofton se rasti që është cilësuar si “dhunë në familje”, ka ndodhur rreth orës 12:55.
“Fushë Kosovë 14.11.2022-12:55. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.