Kim Kardashian u pa me veshje Adidas ndërsa gjiganti i veshjeve sportive lëshoi një deklaratë se marrëdhënia e tyre me ish-in e saj Kanye West është ‘nën shqyrtim’ pas kritikave të tij shumë publike.
Ylli televiziv 41-vjeçare u pa nga koka te këmbët duke përfaqësuar kompaninë me bazë në Gjermani ndërsa ndiqte ndeshjen e futbollit të djalit gjashtëvjeçar Saint Saint në Los Angeles të mërkurën (5 tetor).
Ajo dukej fanse e futbollit teksa ishte ulur anash në një karrige të palosshme për të përkrahur djalin e saj të madh gjatë ndeshjes së tij, shkruan DailyMail.
Kim veshi një këmishë masive gri “Palace x Adidas” së bashku me një palë sandale “Yeezy Adidas” të ish-it të saj 45-vjeçar në ngjyrë gri.
Ajo ka përshtatur dukjen me një fanellë gri dhe me një palë syze argjendi me lente pasqyre.
Flokët e saj të gjata bionde i la të lëshuara sipër, ndërsa ajo shfaqte pamjen e saj natyrale me një makijazh të thjeshtë.
Pas ndeshjes, ajo mblodhi gjërat e saj ndërsa ecte krah për krah me Saintin teksa largoheshin nga fusha.
Kim ka gjithsej katër fëmijë me Kanye – të cilët nuk u panë në dalje – duke përfshirë vajzën nëntëvjeçare North, vajzën katërvjeçare Chicago dhe djalin trevjeçar Psalm.
Kjo vjen pasi prodhuesi gjerman i mallrave sportive Adidas tha të enjten (6 tetor) se ka vënë në shqyrtim partneritetin e tij të biznesit me Kanye West.
“Pas përpjekjeve të përsëritura për të zgjidhur privatisht situatën, ne kemi marrë vendimin për të vënë në shqyrtim partneritetin. Ne do të vazhdojmë të bashkë-menaxhojmë produktin aktual gjatë kësaj periudhe”, tha kompania.
CNBC, e cila raportoi për herë të parë lajmin, tha se West kishte qenë publikisht kritikues ndaj Adidas dhe CEO-së së saj dhe i tha transmetuesit se grupi gjerman po kopjonte idetë e tij. Adidas ka qenë në partneritet me West që nga viti 2013, tha CNBC.
“Adidas ka qenë gjithmonë për kreativitetin, inovacionin dhe mbështetjen e sportistëve dhe artistëve për të arritur vizionin e tyre. Partneriteti i Adidas Yeezy është një nga bashkëpunimet më të suksesshme në historinë e industrisë sonë”, tha Adidas.
“Ne gjithashtu pranojmë se të gjitha partneritetet e suksesshme janë të rrënjosura në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta”, thuhej tutje në deklaratën e tyre.
Lajmet për vënien në shqyrtim të partneritetit nga Adidas vijnë më pak se një muaj pasi avokatët e West i dërguan një letër “Gap Inc” duke njoftuar zinxhirin e veshjeve se ai po përfundonte partneritetin e tij me kompaninë.
Deklarata e Adidas vjen mes një përplasjeje të vazhdueshme publike me Kanye me reperin që vazhdon të ndjekë gjigantin e veshjeve sportive në mediat e tij sociale, pasi ai thotë se kompania ka grabitur idetë e tij dhe e ka mbajtur atë jashtë loje për sa i përket marketingut të produktit.
West ka fituar mbështetje nga një numër i bashkëkohësve të tij në komunitetin e hip-hop-it, si Sean ‘Diddy’ Combs, Swizz Beatz dhe TI.
Në fillim të këtij muaji, Ye ishte në një sulm në mediat sociale kundër dy kompanive të veshjeve, duke akuzuar Adidas se ka marrë kontrollin krijues mbi markën Yeezy dhe ka vjedhur idetë e tij të dizajnit për të prodhuar këpucë të ngjashme me ato të tij.