Abazi kritikon Mimoza Kusarin: Hendikep që ajo është shefe e Grupit Parlamentar të VV-së

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka pasur kritika të ashpra për shefen e Grupit Parlamentar të partisë që ai i takon, Mimoza Kusari Lilës.
Në një konferëncë për media, ai tha se është hendikep për VV-në që ka një shefe të Grupit Parlamentar, një deputete që nuk vije nga Vetëvendosje.

“Ekziston një shkëputje e hallkës së diskutimit përmbajtjesor. Dhe e dyta sa i përket GP të Lëvizjes Vetëvendosje, ne kemi një hendikep të madh sepse kemi kryesues të GP parlamentar një njeri që nuk vie nga grupi parlamentar i yni, dhe as nuk është krijuar dhe as s’është tentuar të krijohet kohezion që deputetët ta japin më të mirën”, ka thënë Haki Abazi.

“Ajo që më ka bërë ta vendos në listën e këtyre çështjeve është një diskutim për mveshje të deputetit me anlfabetizëm. Nuk ka të bëjë kjo fare me mos angazhim apo me mospërgatitje. Ka të bëjë me skenarë që paraqiten në seancat plenare, dhe gjatë debateve të cilat nuk lënë hapsirë të mjaftueshme që deputetët të angazhohen. Dhe kjo ndryshon komplet nga analiza që bëhet se deputetët nuk janë aty për t’u paraqitur në foltore”, tha ai.

Abazi madje ka thënë se këto çështje do t’i adresojë edhe në hierarkinë e Vetëvendosjes dhe Qeverisë.