Sot në Kuvendin e Kosovës do të ketë interpelancë të ministrit të Financave, Hekuran Murati për çështjen e mos-ekzekutimit të pagave për mësuesit.
E në këtë debat, AAK do të propozojë një rezolutë, të cilën e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, thuhet në tekstin e Rezolutës.
Postimi i Tahirit:
Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar:
“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.
Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend.
Bashkangjitur është Draft Rezoluta dhe kërkesa jonë për Interpelancë.