Friday, May 17, 2024
Home SPORT Agim Ademi pas triumfit të madh të Ballkanit në Turqi: Një tjetër...

Agim Ademi pas triumfit të madh të Ballkanit në Turqi: Një tjetër fitore për histori

Ballkani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sivasspori me rezultat 3:4.

Në fakt kjo ishte fitorja e parë në grupet e Ligës së Konferencës për kampionin në fuqi të Kosovës.

Kësaj fitore të madhe i është gëzuar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili e cilëson si një fitore.

Ademi ka uruar futbollistët, stafin drejtues dhe tifozët e Ballkanit për fitoren e madhe.

Urimi i plotë nga Agim Ademi: 

Një tjetër fitore për histori

FC Ballkani realizon fitoren e parë në kuadër të fazës së grupeve në UEFA Conference League dhe atë si mysafir i Sivassporit, me rezultat 4:3.

Një natë përplot emocione në Sivas, por që në fund solli fitoren e shumëpritur dhe të merituar të portokallezinjve të Suharekës.

Tjetër paraqitje fantastike e kampionëve tanë në Evropë, tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë.

Urime futbollistëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të FC Ballkani si dhe tifozëve të këtij klubi, por edhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë.

Urime e ju priftë e mbara në vazhdim ?