Britney Spears përlotet gjatë videos teksa kërcente/Çfarë e shqetëson ikonën e muzikës?!

Fansat e artistes së njohur Britney Spears janë shumë të shqetësuar për gjendjen e saj, pasi postoi një video duke qarë gjatë kohës që kërcente. Megjithatë, “Princesha e Popit” e përshkroi një veprim të tillë si çlirues dhe të domosdoshëm

Dhe në fillim iu duk si një video më shumë që këngëtarja e publikon si zakonisht, pasi ndan rregullisht klipe të lëvizjes së saj nën tingujt e ritmeve të ndryshme. Vetëm këtë herë, pasi ka realizuar disa rrotullime, këngëtarja e “Lucky” është prekur dhe ka shpërthyer në lot para kamerës, duke shafqur emocionet e saj. Edhe pse Britney sqaroi se nuk po përjetonte ndonjë gjë, disa nga komentet e lëna në video tregonin shqetësim për shëndetin mendor të këngëtares. Një fans u shpreh:

Ky postim kontrovers i parapriu një tjetër në të cilin “Princesha e Pop-it” uron djemtë e saj Preston dhe Jayden, ditëlindjet e të cilëve janë përkatësisht 14 dhe 12 shtator dhe me të cilët ajo është larguar. Pak ditë më parë, Spears rrëfeu se një pjesë e saj “ka vdekur” në mes të marrëdhënies së saj të tensionuar me djemtë e saj Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, fryt i marrëdhënies së saj të mëparshme me Kevin Federline.

Reperi ka rrëfyer se djemtë nuk duan ta shohin nënën e tyre, diçka që e ka ndarë plotësisht. Në disa publikime të reja në Instagram në format video, por në të cilat nuk ka imazhe dhe dëgjohet vetëm zëri i këngëtares, ajo ka treguar se ndihet e thyer.