“Ndjenja më e bukur”, Robin Krasniqi poston foto me djalin e tij në krah

Boksieri i njohur nga Juniku, Robin Krasniqi, sot (12 shtator) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij, modelja shqiptare, Marigona Krasniqi, mirëpritën një djalë.

Meyson, është emri që çifti i kanë vendosur djalit të tyre.

E boksieri para pak çastesh ka postuar storje në profilin e tij të ‘Instagramit’, ku është shprehur se është ndjenja më e bukur.

“Ndenja më e bukur”, ka shkruar Krasniqi.

Ndryshe, çifti u fejuan në fillim të këtij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.

Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh.