Mbi 300 persona janë duke pritur në listën e pritjes për të bërë ndërhyrjen e njohur si ngushtim i lukthit apo stomakut e që në termin mjekësor quhet ‘sleeve gastrectomy’, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Një ndërhyje që qytetarët më shumë e realizonin jashtë shtetit, e duket që tani është kthyer besimi që ndërhyrje të tilla mund të bëhen edhe në institucionet shëndetësore publike në vend, kjo në bazë të listës së pritjes.
Drejtori i Klinikës së Kirugjisë Abdominale, Ferat Sallahu në emisionin “Doktor Plus”, që është prodhim i Gazetës Infokus ka treguar se si shkon kjo procedurë dhe si realizohet ajo në QKUK.
Ndonëse kjo ndërhyrje kryhet pa ndonjë pagesë ka mundësi që pacientët të blejnë vetë terapinë e nevojshme gjatë ndërhyrjes, ose para saj, për shkak të mungesës së tyre në Klinikën e Kirurgjisë.
Derisa doktor Sallahu tregon edhe se si qytetarët që kanë kryer këtë ndërhyrje jashtë vendit e më së shpeshti në Turqi dhe prapë kanë pasur nevojë për trajtim nga kjo Klinikë.