Shkëlqeu me Kosovën U19, Agim Ademi e pret në takim Elion Bujupin dhe i ofron mbështetje

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim sulmuesin dardan, Elion Bujupin.
Ademi e përgëzoi Bujupin dhe familjen e tij për dashurinë që e kanë ndaj atdheut, duke vlerësuar kontributin e tij në ndeshjet e fundit me Kombëtaren.
“Elioni na dha emocione me supergolin e shënuar në ndeshjen kundër Spanjës, për çka do të mbahet mend gjatë.”
“Familjen e Elionit e përgëzova në emër të komunitetit të futbollit për atdhedashurinë me të cilën e kanë rritur e edukuar djalin e tyre, ndonëse i lindur dhe rritur në Gjermani.” shtoi Ademi.
I pari i Federatës ia rikujtoi Bujupit që FFK do të jetë gjithmonë afër tyre duke i dëshiruar suksese në karrierën e tij.