Abedini e mori në qafë djalin e tij, kush po pret në rradhë të veprojë njejtë?!

E dimë të gjithë avanturën e prindit të Adnan Januzajt, kur u pat “kapë” me gjithë opinionin publik në Kosovë, sportive dhe jo vetëm, kur dilte nëpër studio televizive e thoshtë se “shqiptarët nuk dijnë me komuniku me futbollistë profesionist”, duke na u shfaqur si një parizien i vjetër, e që spo mundet me u marrë vesh me kosovarët e tijë të prapambetur. Ngarkesën të cilën ia ka bartë djalit të tijë, një talent i vërtetë absolutisht sic ka qenë Adnani, duket se e ka përjetuar rëndë ky i fundit, pasi që karriera e tijë mori rënje rapide, madje duke pasur mungesë identitare, pasi që shteti belg vetëm se e dogji Adnan Januzajn dhe nuk e ftoi më kurrë në kombëtare.

Një rrugë të ngjashme, ndoshta pa vetëdijen e tijë, mesa duket e ka marrë edhe një djalosh 16 vjecarë, padyshim një talent nga i cili pritet, por, që mesa duket, për të mos thënë se ka probleme identitare, duket se nuk ka mjaftueshëm ndjenja kombëtare. Po themi kështu padyshim duke tentuar të mos e lëndojmë një djalë të ri i cili padyshim se ka të drejtën e botës që të përfaqësojë kë të dëshirojë, pa e penguar absolutisht askush, por, kur del pastaj një familjarë i tij, në këtë rast prindi e thotë se nuk është ftuar, apo nuk i ka interesuar Kosovës, kjo pastaj është problematike.

Me gjithë rrespektin edhe ndaj prindit të djalosht talent, por, duhet ti shohim ekipet e shpresave të kombëtareve të Kosovës, u21, u19 e me rradhë, është krenari, shohim djelmosha të Stutgartit e Berlinit, të Cyrihut e Bazelit, të Parisit e Milanos, të Brukselit të Parisit, të cilët luajn përkrah talentëve edhe të Kosovës, të cilët pas përmirësimit të kushteve për punë, cdo ditë e më pak po ndihen inferior ndaj bashkëatdhetarëve të tyre në perëndim, rast konkret ndër të tjerë e kemi nipin e Adem Jasharit, Igballin i cili me shokë udhëheq sulmin e u19-shave të atdheut të tyre e tonit të përbashkët, të Kosovës.

“Mos pyet cfarë bëri atdheu për ty, po shih ti cfarë mund të bësh për atdheun”

Xhon Kenedi, ish-Presidenti Amerikan ka pasur shumë të drejtë kur e ka thënë një shprehje të tillë, kjo pasi që është absolutisht e habitshme kur disa prind, sot presin që shteti t’u shkojë pas femijëve të tyre, madje pa e kaluar ende as fazën e pubertetit, e pa ju ardhë aspak keq flasin sesi shteti nuk ua paska kërkuar djalin, e për këtë arsye paska zgjedhur një shtet tjetër. Le ta shtrojmë ndryshe këtë qështje, a ju ka ofruar shtetit djali i tijë e Kosova e ka injoruar, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë.

Kombëtarja e Kosovës sot ka djem fantastik në gjirin e sajë, ka lëshuar pa i penguar djem të tjerë të cilët nuk e kanë parë të denjë Kosovën për t’ia djerësitur bluzën, por mund të shohim se ku janë sot ata djem, cfarë kanë marrë në këmbim rrespektit ndaj popullit shumë të vuajtur shqiptarë të Kosovës? E përmendëm jo pa arsye Adnan Januzajn, e kemi Valon Behramin dhe prindin e tij i cili madje ka lobuar tek djemt tjerë në kombëtaren e Zvicrës që të mos e lëshojnë këtë të fundit për Kosovën, e pastaj vajtojke se si pa asnjë shpjegim, Zvicra e kishte larguar nga kombëtarja, po le ta marrim në anën tjetër shembullin e Saimir Ujkanit, i cili ka qenë ndër të parët që i ka thënë po Kosovës, e që sot gëzon jo vetëm rrespektin e popullit, por pas pensionimit, punon me ish-shokët e skuadrës tek Kosova si pjesë e stafit, cka besojmë se FFK, me ofrimin e tijë në staf, ka dërguar një mesazh rrespekti për sakrificën që ka bërë, duke ju përgjigjur Kosovës në kohërat më të vështira, pa përjashtuar këtu profesionalizmit dhe mundësinë që Saimiri mund të ofrojë tek kombëtarja.

Është derdhë gjak për këtë Kosovë, sot dikush përton të derdhë djersë, zgjedhje personale padyshim

Sot të veshësh bluzën e kombëtares së Kosovës, duke pasur parasyshë impaktin që ka futbolli sot në botë, është pothuajse e njejta peshë e veshjes së uniformës së UCK-së, tash në paqe, për të kontribuar për atdhe. Luftës tonë të lavdishme, bash sikur kombëtares se futbollit sot, dikur iu ishin bashkuar djemt më të mirë të atdheut, brenda dhe jashtë vendit. Askush nuk i ka dërguar telegram ftese vëllezërve Bytyqi të cilët kanë rënë heroikisht (3 prej tyre) në luftë për atdheun e tyre, madje të katërtin prej tyre i cili është gjallë, nuk e kishin lejuar të merr pjesë në luftë, që të mos shuhen si familje, askush ata nuk i kishte ftuar të kapin armën, ishin ndjerë të gatshëm, u kishte rrahur zemra në krahrorë dhe iu ishin bashkuar rradhave.

Nuk duam ta ngarkojmë Oltin e vogël e as babain e tij duke hedhur këso paralelesh, zgjedhja është personale, Olti u bëftë legjendë gjatë karrierës së tij kudo që luan nëpër klube, por si përfaqësues i kombëtares në këtë rast i Danimarkës, duhet ta themi hapus se nuk do të bëhet kurrë legjendë, jo se nuk do t’ia dëshironim suksesin, por legjendë të bën vetëm atdheu, rrespektin ta jep vetëm atdheu dhe gjaku yt, të tjerët të rrespektojnë derisa je i përdorueshem, pastaj mbetesh në harresë, sepse në histori mbeten vetëm ata që kontributin e japin për atdhe.

Shiheni Samuel Eto’, Mohammed Salah, apo Sadio Mane, të cilët sado që kanë pasur mundësi të pafundme të përfaqësojnë Spanjën, Italin, Anglinë apo edhe Gjermaninë, kanë vendosur ta përfaqësojnë lagjën e tyre, fshatin e tyre, qytetin e shtetin e tyre ku kanë hedhur hapat e parë stergjyshërit e tyre, ku kanë kujtimet e sakrificës për një jetë më të mirë, e mund t’i shihni rezultatet, Samuel Eto’ sot është president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, a do ta bënte ndonjëherë Spanja president të federatës Eto’n, pavarësisht spektaklit që ka dhuruar në stadiumet e gjithë Spanjës ndër vite, kurrë!

Jeta është e gjatë, e atdheun duhet ta kemi të përbashkët, ta duam ashtu sic është, e të punojmë ta bëjmë ashtu sic e ëndërrojmë./Preshevajone