Zjarri përfshiu mbrëmë malet në Rugovë të Pejës

Mbrëmjen e së dielës në malet e fshatrave Kuqishtë dhe Stankaj të Rugovës kanë shpërthyer disa vatra të zjarrit.

Sipas pamjeve të publikuara nga faqja në Faecbook me emrin Peja në Fokus, shihet se vatrat e zjarreve ishin të mëdha.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e këtyre zjarreve e as nëse ka pasur dëme materiale.