Edon Zhegrova çmendet në ndeshjen e Kupës së Francës – shënon het-trik dhe asiston dy herë në 45 minuta

Sulmuesi anësor i Lille, Edon Zhegrova, ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës së Francës në përballje me Golden Lion.

Zhegrovës iu nevojitën vetëm 11 minuta për të lënë shenjë në ndeshje, ku asistoi te goli i Yusuf Yazici. Ai shtoi edhe një asistim te goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe për Jonathan David.

Edhe pse kundër një ekipi amator, Zhegrova kishte një paraqitje të jashtëzakonshme.