Vazhdojnë kolonat e gjata në kufi, mbi tetë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Me kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në kufi po përballen mërgimtarët edhe pasditen e kësaj të shtune.

Pika kufitare më e ngarkuar vijon të jetë ajo në Merdar, ku sic ndodh rëndom edhe tani qytetarët po presin deri në mbi 8 orë për të kaluar.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuara në orën 16:09, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdar është 4500 metra.

Mbi 5 orë janë duke pritur qytetarët që po dalin nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare në Mutivodë.

Edhe në Jarinjë qytetarët janë duke pritur deri në 3 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.