“Nuk e meritonim humbjen”: Arteta shpjegon se çfarë shkoi keq kundër Fulham dhe West Ham

Duke folur përpara ndeshjes së së dielës në FA Cup me Liverpoolin, Mikel Arteta ka thënë se Arsenali nuk ishte në nivelin e tij më të mirë kundër West Ham dhe Fulham.

Topçinjtë pësuan humbje të njëpasnjëshme ndaj dy rivalëve të tyre londinez pasi u mbajtën në Anfield.

“Nuk e kam parë skuadrën të bëjë atë që bëmë ne në periudha të caktuara”, ka thënë Arteta.

Skuadra e Artetës aktualisht është e katërta në Ligën Premier, pesë pikë prapa liderit Liverpool.