Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se rreth orës 19:00 tre persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.