Goca: Agim Ademi është në futboll që nga koha kur ka kërcit dajaku nga regjimi serb

Duket të jetë lodhur nga servilët që po i rrinë afër mikut të tij, të cilët siç thotë janë bërë ‘zëdhënës të vetshpallur’. E për të tillë tregon se Agim Ademi nuk ka nevojë.

Kemajl Goca, njohës I sportit dhe gazetar në Kosovë, ka treguar për angazhimin e Agim Ademit në futboll, që nga koha e luftës, shkruan kolonamedia.com.

Ai thotë se të parin e FFK-së duhet ta duam dhe respektojmë për sakrificen që ka bërë, tash e sa vjet.

Statusi i plotë i Kemajl Gocës në Facebook:

Dy fjalë për zëdhënësit e vetëshpallur e tepër të lodhur të Agim Ademit. Ju zëdhënësit e vetëshpallur jeni lodhur shumë, ju ka humbur kreativiteti!

Të jesh vetvetja është krenari!

Të jesh zëdhënës i vetëshpallur është një ëndërr e bukur sikur në malet e Amazonës dhe i përhumbur!

Disa përnjëmend e duan Agim Ademin dhe e duan me zemër!

Disa e duan për interes e për pozitë që ka Agim Ademi, pra që është president i Federatës së Futbollit të Kosovës!

Ta duash Agim Ademin duhet ta duash me sinqeritet dhe hak e kat!

Agim Ademi nuk ka nevojë për zëdhënës të vetëshpallur e as për servilë sepse po e shoh që jeni lodhur!

Ju zëdhënësit e vetëshpallur dhe zurlaxhinjtë pa afinitet për zurla, pak e njihni Agim Ademin!

Agim Ademi ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës!

Agim Ademi ka rreziku shumëçka për futbollin e Kosovës!

Agim Ademi ka qenë tepër i rrezikuar nga regjimi serb.

Kur e njoh unë Agim Ademin ju as që e keni ditur që ekziston!

Nuk keni nevojë askush të bëheni zëdhënës të vetëshpallur të Agim Ademit se as zëri i juaj nuk çon peshë për zotëri Agim Ademi.

Nuk keni nevojë të bëheni puthador nga naiviteti juaj se Agim
Ademi gjithsecilin e njeh sa e do përnjëmend, sa ka burrëri e sinqeritet!

Agim Ademi nuk është sot në futboll, që nga koha kur ka kërcit dajaku nga regjimi serb.

Kështu nëse e doni Agim Ademin duhet me dashur ashtu siç është sepse po ra nesër nga pozita, shumë prej tyre keni me ia kthyer shpinën!

Unë Agim Ademin e kam mik si kur ka qenë kryetar sikur ka qenë nënkryetar sikur kur qenë kryetar i KF Kosovës së Prishtinës sikur ka qenë pa pozitë.

E çmojë sinqeritetin, trimërinë dhe burrërinë e Agi Ademit.

Ju disa zëdhënës të vetëshpallur, aman pas disa viteve mos e sulmoni si disa sot që deri dje ia bartni valixhet zotit Ademit!