Dalin në shitje biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese të Evropianit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Ky ndeshje do të zhvillohet më 18 nëntor në “St. Jakob Park” në Bazel, nga ora 20:45. Biletat kanë çmimin prej 15 deri në 100 euro.

Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 9 shtator, Kosova e Zvicra barazuan me rezultat 2:2. Për Kosovën dy gola i kishte shënuar Vedat Muriqi ndërsa për ekipin kundërshtar realizuan Remo Freuler dhe Amir Rrahmani që shënoi autogol.
Zvicra aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 15 pikë ndërsa Kosova në pozitën e katërt me shtatë pikë.