Lirohen edukatoret që akuzohen se e rrahën trevjeçarin në Fushë Kosovë

Janë liruar dy edukatoret që akuzohen se e kanë rrahur një fëmijë trevjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Bëhet me dije se përfaqësuesja e palës së dëmtuar nuk pajtohet që të akuzuarave t’u ndërpritet masa e paraburgimit.

Dy edukatoret janë arrestuar më 19 shtator pas denoncimit të nënës së 3-vjeçarit, e cila publikoi edhe pamjet nga kamerat brenda çerdhes.

Ato akuzoheshin për veprat penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.