Stano: Nuk ka sanksione ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se ky bllok në linjë me 27 vende anëtare kanë përgatitur propozime për masa ndaj Kosovës, pas deeskalimit të situatës në veri.

Stano në një konferencë për media, fillimisht ka qartësuar se këto nuk janë sanksione, por masa.

“Dua të qartësoj një gjë. S’ka sanksione. BE-ja vendos sanksione, si shkak i masave të definuara nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë e diskutimeve. Nuk ka sanskione ndaj Kosovës. Për shkak të situatës këto javë, 27 shtete anëtare të BE-së kanë thënë që presin, kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të deeskalojnë situatën, sidomos situate në veri që erdhi si shkak i zgjedhjeve”, ka thënë Stano.

Megjithatë, Stano e konfirmoi se janë përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm, duke përmendur se kanë të bëjnë me pasoja financiare dhe politike.

“Bashkimi Evropian në linjë me 27 vende anëtare ka përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm. Këto nuk janë sanksione, këto janë masa që merren me efekt të menjëhershëm. Ne presim ende nga kryeministri Kurti që nevojiten për deeskalim të menjëhershëm. Këto masa kanë të bëjnë me pasoja financiare e politike. Suspendim i vizitave të nivelit të lartë, dhe bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Këto janë të përkohshëm dhe të kthyeshme”, ka deklaruar ai.