Kurti përserit kushtet për largimin e Njësisë Speciale para komunave veriore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zhvillimet në veri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Kurti ka thënë se ndërtesat e komunave duhet të jenë për kryetarët e komunave.

Por, për shkak të grupeve kriminale dhe ekstremisteve të dhunshëm, ai ka thënë se kanë qenë të detyruar ta vendosin Njësinë Specialë që mbron kryetarin e Leposaviqit, i cili do tu shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim.

Më tutje, Kurti ka thënë se kryetarët në veri po konsolidojnë kabinetet e tyre,

“Nuk është e drejtë të insistohet nga kushdo qoftë që të kërkohet që të funksionohet sipas përkatësisë etnike. Nuk ka asnjë ndërtese publike e qeveritare apo kulturore ku mund të hyj vetëm një etni”, ka thënë ndër të tjera Kurti, transmeton IndeksOnline.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova i qëndron pas ShBA dhe BE në tërë kuptimin e fjalës anti Putin.

“Rruga përpara për de-eskalim nënkupton ndalimin e dhunës të menjëhershëm ndaj zyrtarëve të policisë e NATO-s para objekteve të komunave. Në përputhje me situatën e sigurisë, prania policisë në objektet e komunave do të mund të zëvendësohet në mënyre proporcionalë…Dialogu dhe aneksi I zbatimit të marrëveshjes në Ohër duhet të intensifikohet”, ka shtuar Kurti.

Më tutje, Kurti ka paralajmëruar zgjedhje të hershme në veri, por deri atëherë ka thënë se kryetarët aktual do të ushtrojnë funksionin e tyre të papenguar.